600 gr mish viçi
3-4 kokrra qepë
1 ls miell
125 ml verë
1 lgj salcë
2 domate në rende
2-3 thelpinj hudhër
1 gjethe dafine
4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi
Fillimisht lajmë mishin e thajmë dhe e presim në kubikë të vegjël. Qepët i presim hollë në kubikë ose në feta të holla. Vendosim në tenxhere vajin dhe sapo ai të ngrohet fillimisht vendosim mishin dhe e kaurdisim sa të përthithë lëngun e tij. Më pas shtojmë qepët dhe hudhrat dhe vazhdojmë kaurdisjen së bashku derisa mishi dhe qepa të marrin pak ngjyrë të verdhë të theksuar. E pudrosim me pak miell dhe e përziejmë pak duke e shuar me verë. Shtojmë më pas salcën dhe domatet e grira në rende dhe një gjethe dafine. Vendosim kapakun dhe e lemë gatimin të ziejë 10 minuta në temperaturë mesatare. E rregullojmë me kripë dhe piper të zi, shtojmë pak ujë të ngrohtë sa të mbulohet mishi dhe e lemë përsëri të ziejë në temperature mesatare derisa piruni të ngulet lehtë në mish.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)