Nga: ZONJA KATERINA
500 gr mish viçi, 2-3 kokrra qepë, ½ gotë vere, ½ lgj salcë domate, 2 kokrra domate, 2-3 thelpinj hudhër, 1 lgj miell, 1 spec të kuq, 1 gjethe dafine, kripë, piper i zi.
Kaurdisim fillimisht mishin me qepën dhe hudhrën. Më pas një lugë miell e sitim mbi mishin. Vahzdojmë kaurdisjen dhe për disa minuta. Më pas e shuajmë mishin me pak verë të bardhë.
Sapo të avullojë alkooli shtojmë domatet të grira në rende së bashku me pak salcë domateje. Shtojmë ujë të ngrohtë në masë të mishit, vendosim 1-2 gjethe dafine, e rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe e lemë të ziejë në temperaturë të ulët.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)