TIRANE- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se sipas analizës së fundit të sektorëve me risk, tregtia e ndërtimi por edhe shërbimet si hotele e restorante janë pjesë e listës dhe si rrjedhojë do të jenë subjekt i kontrolleve.

DPT zhvilloi mbledhjen e 16-të, të Komitetit të Përmbushjes mbi “Analizën e përgjithshme të sektorëve me risk”, ku bëri të ditur këto të dhëna.

Drejtoria e Menaxhimit të Riskut, analizoi të dhënat e nxjerra nga moduli i riskut dhe identifikoi sektorët më me risk, si tregtia, ndërtimi, shërbimet, minierat dhe guroret, si dhe hotelet dhe restorantet.

Administrata Tatimore do të vijojë kontrollet dhe veprimet e tjera të përcaktuara me ligj per këta sektorë. Ajo nxit tatimpaguesit të rrisin nivelin e pajtueshmërisë tatimore, si rruga më e mirë për të krijuar një partneritet të bazuar mbi besimin.

Më herët, në analizën vjetore 2017, takimet kishin konstatuar se të gjashtë sektorët më riskozë për evazion fiskal rriten më tej ekspozimin për të fshehur pagesën e taksave dhe tatimeve më 2017 sipas një analize të posaçme që bëri Drejtoria e Përgjithshme e Tatimet.

Tatimet vunë në dukje se niveli i riskut për evazion u rrit me 53 % gjatë vitit 2017 në sektorët: Shitje me Shumicë, Hotele dhe Restorante, Shitje me Pakicë, Transport, Sporte aktivitete shlodhëse dhe argëtuese, Ushqim pije dhe duhan në degët e tatimeve në Durrës, Vlorë, Korçë, Shkodër, Sarandë, Lezhë, Gjirokastër dhe Berati.

Pikët e riskut për evazion u rriten më shumë në hotele dhe restorante me 129 për qind dhe më pas në sektorin e transportit me 77%. Në aktivitetet e transportit rreziku për evazion u rrit me 49%.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka analizuar 3,906 tatimpagues me 2017 dhe i ka krahasuar treguesit me periudhën maj 2016.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: