Një gjobë prej 3.6 mln euro të vendosur nga organet tatimore ka bërë që fabrika e “Birrës Tirana” të pezullojë punën.

Të gjendur në këto kushte, punonjësit e kësaj fabrike, të cilët prej 4 muajsh qëndrojnë pa punë, janë hedhur sot në protestë. Ata pohojnë për News24 se Birra Tiranën po e sulmojnë në mënyrë të padrejtë.

“Kam 21 vite që jam punonjës, jemi 200-300 familje që punojmë. ka katër muaj  që na kanë mbyllu portën kryesore për shkak të gjobave. Jemi 300 familje që presim nga kjo kompani, ne presim jashtë derës të fillojmë punën. Qeveri të vejë dorë, është gjynah që Birrën Tirana ta katandisë në këtë mënyrë. Këtu ka shumë kohë që policia Tatimore qëndron tek dera. Ne na kanë përjashtuar nga puna sepse thonë na kanë mbytur gjobat. I  bëjmë thirrje qeverisë t’i shikojë këto sepse ne duam të jetojmë. Kam katër muaj nuk marr rrogë”, tha një punonjës.

Një tjetër punonjës tha: “Tani kemi sezonin e punës. Ne duam që shteti të vendosë dorë. Shteti në vend ta nxisë prodhimin e vendit , ai e sulmon. Shteti jo që na i pret , por na fut edhe në burg.”.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb