Skema e kompensimit zbatohet për prodhuesit bujqësorë, për të cilët përfshirja në regjimin normal të TVSH-së krijon vështirësi. Këta prodhues, në kuadër të veprimtarisë së tyre prodhuese furnizojnë me produkte dhe shërbime bujqësore një person të tatueshëm, i cili nuk përfiton nga skema e kompensimit në Republikën e Shqipërisë. Çdo prodhues bujqësor, i cili aplikon regjimin e kompensimit të fermerëve, mund të zgjedhë të aplikojë regjimin normal të TVSH-së, me shkallë standarde 20%.

Kushtet për të përfituar nga skema e kompensimit Prodhuesit bujqësorë përfitojnë të drejtën e kompensimit kur:

a) qarkullimi vjetor i tyre nuk tejkalon kufirin minimal të regjistrimit për TVSH-në, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave;

b) furnizojnë mallra apo shërbime me prejardhje nga puna e tyre e kryer në njërën nga aktivitetet e përcaktuara si mallra apo produkte bujqësore.

c) mallrat dhe shërbimet u furnizohen personave të tatueshëm që nuk përfitojnë nga skema e kompensimit në Republikën e Shqipërisë;

ç) janë pajisur me një numër identifikimi të personit të tatueshëm, lëshuar nga Drejtoria Rajonale Tatimore ku ushtron aktivitetin prodhuesi bujqësor

Norma e kompensimit
Norma e kompensimit të prodhuesve bujqësorë është 20%. Vlera e kompensimit aplikohet mbi çmimin pa TVSH të mallrave dhe të shërbimeve të produkteve bujqësore. Kompensimi mbulon TVSH-në e paguar prej prodhuesve bujqësorë, të përfshirë në çmimin e blerjes së mallrave e shërbimeve, që u janë furnizuar atyre për nevoja të kryerjes së aktivitetit prodhues bujqësor. Kompensimi i akorduar i paguhet prodhuesit bujqësor nga blerësi, person i tatueshëm, përkundrejt furnizimeve të kryera të mallrave apo shërbimeve.

Mënyra e zbatimit të skemës
Blerësi, person i tatueshëm, lëshon një faturë tatimore për shitësin prodhues bujqësor për çdo furnizim mallrash dhe shërbimesh të marrë prej tij. Vlera e faturës përfaqëson vlerën e furnizimit të paguar nga blerësi për llogari të shitësit, përfshirë normën e kompensimit.
Forma dhe përmbajtja e faturës është ajo e përcaktuar në dispozitat aktuasle në fuqi. Në faturë duhet të shënohet NIPT-i i fermerit, i cili i është akroduar këtij të fundit nga Drejtoria Rajonale Tatimore.
Kompensimi, që personi i tatueshëm blerës i ka paguar shitësit prodhues bujqësor, është TVSH-ja e zbritshme për personin e tatueshëm, sipas kushteve të përcaktuar në dispozitat ligjore të ligjit të TVSH-së mbi të drejtën e zbritjes në ligjin e TVSH-së dhe deklarohet në periudhën tatimore kur është lëshuar fatura.

Mbi kufirin minimal të regjistrimit për qëllime të TVSH-së
Për prodhuesit bujqësorë, për të cilët zbatohet regjimi i veçantë i skemës së kompensimit dhe që e zhvillojnë veprimtarinë ekonomike si fermerë individualë, kufiri minimal i regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar është qarkullimi prej 5,000,000 (pesë milionë) lekësh në një vit kalendarik. Prodhuesit bujqësorë, për të cilët zbatohet regjimi i veçantë i skemës së kompensimit të fermerëve, por që e zhvillojnë veprimtarinë ekonomike në kuadrin e një sipërmarrjeje bujqësore të organizuar si shoqëri e bashkëpunimit bujqësor (SHBB), janë të përjashtuar nga aplikimi i kufirit si më sipër, për regjimin e veçantë të skemës së kompensimit, me kushtin që kjo SHBB të kryejë vetëm veprimtari të shitjes së produkteve bujqësore të anëtarëve të saj te tatimpagues që nuk janë pjesë e skemës së kompensimit. Në këtë rast, blerësi, person i tatueshëm, lëshon faturë tatimore vetëm për shitësin, shoqëri e bashkëpunimit bujqësor, ndërsa kjo e fundit nuk lëshon faturë tatimore, sipas parimeve të kësaj skeme për fermerët anëtarë të SHBB-së. Nëse shoqëria e bashkëpunimit bujqësor, krahas shitjeve në kuadrin e regjimit të veçantë të skemës së kompensimit të fermerëve, kryen edhe veprimtari të tjera, regjistrohet në skemën normale të aplikimit të TVSH-së”.

– Në qoftë se fatura nuk përmban të dhënat e përcaktuara sipas pikës 2, të këtij neni, personi i tatueshëm nuk ka të drejtë të kreditojë kompensimin e paraqitur në të dhe detyrohet të paguajë dënimin në përputhje me ligjin për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb