Sotnë orën 18:00 u mbajt përpara GJK një protestë kundër rritjes së tatimit për profesionistët e lirë.

Në këtë protestë janë parë shumë qytetarë, që mbanin në duar edhe pankarta të ndryshme.

Në tubim kanë qenë edhe delet, që mbanin të varura në qafë tabela të tilla si “Plazh po, protestë jo”, “Kafe po, protestë jo” etj.

Kushtetuesja do të shqyrtojë më datë 18 qershor 2024 tre padi të depozituara për shfuqizimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, që nisi zbatimin me profesionet e lira nga 1 janari.

Protesta Kunder Tekaimit Te Profesioneve Te Lira1
Protesta Kunder Tekaimit Te Profesioneve Te Lira1
Protesta1
Protesta1

Padia e parë në Gjykatën Kushtetuese u depozitua në shkurt 2024 nga 37 deputetë opozitës. Më 25 prill Kushtetuesja pranoi që të marrë në shqyrtim padinë e opozitës, ndërsa në një njoftim të ndarë në faqen zyrtare njofton se kjo padi do të shqyrtohet së bashku me dy të tjera.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb