TIRANE

Nis lufta kundër informalitetit tek bizneset. Pas evidentimeve për shkelje të ligjit nga ana e subjekteve private tatimet tashmë do të kalojnë në fazën tjetër të planit operacional të nisur këtë fillimvit. Sipas ministres së financave Anila Denaj, puna e tatimorëve do të fokusohet në terren me penalizimet tek bizneset që nuk zbatojnë ligjin dhe nuk paguajnë në rregull detyrimet.


“Plani operacional nënkupton që të gjithë bizneset të cilët në analizën e riskut kanë elemente të evidentuara për shkelje të ligjit, të shkohet dhe të kalohet në masa disiplinore, le të themi në masa kundravajtjes administrative, pasi ka ardhur momenti që ky biznes duhet të vendoset përpara ligjit me të gjitha përgjegjësitë e tij. Ndërgjegjësimi nuk mund të jetë i vetmi instrument, këtë e kemi bërë.” tha Denaj.

Disa ditë më parë kryeministri Rama tha se bizneset nuk po presin më kupona tatimorë, ndërsa janë 15 mijë kasa në kompani aktive që nuk raportojnë në sistem.Ky plan operacional sipas ministres Denaj do të fokusohet tek ato biznese që nuk kanë deklaruar xhiron reale.


“Në fakt ka evidencë dhe kjo është edhe pse disa sektorë janë vendosur në matricën e riskut me risk më të lartë, por kjo është një punë e cila është puna jonë e përditshme. Ne vijojmë punën tonë për të luftuar informalitetin dhe siguruar biznesin e ndershëm në kushte të barabarta konkurrence.” u shpreh Denaj


Fokusi në planin operacional të punës së hetimit tatimore do të jetë në katër sektorë të cilët konsiderohen më me risk si turizmi,ndërtimi,karburantet,pijet.

“Plani operacional filloi në muajin Prill me sektorin e hoteleri-turizmit dhe vijon tani me sektorin e ndërtimit, me sektorët të cilët janë brenda akcizës, karburantet, pijet dhe cigarja, ku ne mendojmë që ka një evidencë më të shtuar të riskut se sa në sektorët e tjetër. Por, përtej elementëve të sektorëve me risk më të lartë, puna operacionale për të luftuar informalitetin është në të gjithë sektorët. Evidencë është vetëm kjo pjesë e shtuar.”-theksoi Denaj.

Duke u ndalur tek sezoni turistik ministrja e financave Anila Denaj ka një paralajmërim për bizneset e turizmit.

Sink Denaj-Kjo luftë kundër informalitetit është një pjesë e ndërgjegjësimit, por është e rëndësishme për të thënë që koha ku hotele në “Booking” janë të regjistruara dhe nuk regjistrohen në QKB ka mbaruar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb