Jo pak e njohin kapitenin e Islandës Aron Gunnarsson, i cili u bë shumë i famshëm gjatë “Euro 2016” teksa së bashku me tifozët organizonte koret unike në mbështetje të skuadrës. Gunnarsson gjithashtu mori jo pak vëmendje me një episod ku protagonist ishte Cristiano Ronaldo, i cili nuk pranoi të ndërronte fanellën me kapitenin e Islandës.
Duke parë atmosferën që përcolli në “Euro 2016” shumë shpresonin që Islanda të ishte edhe në Botërorin e “Rusi 2018”, qëllim ky që u arrit pa shumë sforco nga ky vend i vogël.
Kur duhet vetëm edhe 1 ditë që Botërori të nisë, kapiteni Gunnarsson duket se është gati, me të gjithë kuptimin e fjalës. Ai së fundmi ka zbuluar tatuazhin i cili i mbulon të gjithë shpinën dhe që është bërë pikërisht për këtë eveniment.
Kapiteni pozon dhe e tregon me kënaqësi këtë tatuazh ku është flamuri i Islandës i rrethuar nga figura mitologjike të këtij vendi që quhen Landvaettir dhe që si simbole kanë një dragua, një shqiponjë, një gjigant dhe një dem; të gjitha të pikturuara në lëkurën e futbollistit.
(BalkanWeb)