Të hapësh dyert e ferrit, është ky sensacioni që provon teksa sheh pamjet e pjesëmarrësve në Venezuela Tatto International Expo, që zhvillohet në Karakas.

Si në një film horror burra e gra me pamje të frikshme tregojnë në ekspozitë piercing dhe tatuazhe në kufijtë e reales.

Këto personazhe u janë nënshtruar operacioneve të kirurgjisë estetike, impianteve dentare, modifikime të kockave deri tek ndërhyrje në bebet e syrit, duke arritur idealin e tyre të ‘bukurisë’.

Për katër ditë rresht njerëz të ardhur nga e gjithë bota takohen në një takim si prej alienësh.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb