TIRANE- Dy ditë më parë ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka festuar 60 vjetorin. Krahas miqve kanë qenë fëmijët e tij që kanë menduar ti bëjnë një dhuratë unike babait të tyre. Fiona dhe Erik Fullani kanë bërë tatuazh emrin e Ardian Fullanit në kyçin e dorës.

I kontaktuar nga “Bluetooth”, Eriku tregon sesi i erdhi ideja për këtë dhuratë kaq speciale.

“Unë dhe Fiona nuk e kishim bërë në plan diçka të tillë, madje as nuk kishim folur me njëri-tjetrin. Të dy u takuam rastësisht tek salla ku bëhen tatuazhet. Kishim të dy të njëjtën ide për tatuazhin dhe kjo rastësi ishte ajo që na pëlqeu dhe na bindi dhe më shumë për të bërë tatuazh emrin e babait tonë në kyçin e dorës”, shprehet djali i ish-guvernatorit. Natyrisht që kjo dhuratë e ka lumturuar jo pak Ardian Fullanin. Surpriza e fëmijëve të tij ka qenë padyshim një ndër dhuratat më të bukura që ka marrë. “E gjitha kjo e ka lumturuar dhe surprizuar jo pak babain”, mbyll rrëfimin e tij djali i Ardian Fullanit, Eriku.

(ma.ar/bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: