Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se 2019 është viti i hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE.

Balla theksoi se më 2020, Shqipëria hyn në procesin e negociatave me BE, ndërsa me kalimin e kohës, vendi ynë do të integrohet në familjen europiane.

Shqipëria ka agjendë shumë të rëndësishme komunikimi dhe reformash. 2019 është viti kur Shqipëia do hapë negociatat. Më 2020 ne hyjmë në negociata me BE. Hapja e negociatava ka rëndësinë e vet, por Shqipëria do të bëjë hapa të mëtejshëm drejt integrimit në BE. Hapja e negociatave është vetëm fillimi i procesit drejt integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, tha Balla.

Sipas Ballës, Shqipëria sot është një vend ku kanë fituar parimet bazë të demokracisë.

Unë si kundërshtar i tij i uroj Bashës jetë të gjatë në krye të PD. Ajo që duhet thënë është se sot Shqipëria është një vend ku kanë fituar parimet themelore të demokracisë. Parlamenti nuk është institucin ku hyn dhe del me duar në xhepa, por është institucion ku duhet të respektosh mandatin e popullit. Shkatërrimi i PD dhe i LSI buron nga tradhtia e liderëve. Ne thamë se 30 qershori nuk ndryshon. Uroj që PD dhe LSI të kenë refelktuar. Janë 45 zotërinj dhe zonja janë caktuar nga Basha dhe Kryemadhi”, tha ai.

Taulant Balla vlerësoi se reforma në drejtësi është një nga sukseset më të mëdha të qeverisë, vlerësuar edhe nga ndërkombëtarët, duke shtuar se këtë reformë nuk e duan liderët opozitarë.

“Raporti i Komisionit Europian tregon se reforma në drejtësi ka ndikuar në vendimin për mundësinë që BE të hapë negociatat me Shqipërinë. Presidenti Meta ka denigruar reformën në drerjtësi, kryereformën e Shqipërisë”, tha Balla.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb