Paketa Anti KÇK ka qenë sot kryefjala e ditës, pasi qeveria ka bërë publik planin se si do të godasë krimin dhe korrupsionin në radhët e zyrtarëve, por dhe më gjerë.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, duke iu uruar suksese tetë prokurorëve të SPAK, të zgjedhur ditën e sotme, shkruan në “Facebook” se ata do të luftojnë korrupsionin dhe çdo lloj forme KÇK.

“Kush thotë që Reforma në Drejtësi po ecën ngadalë, apo për disa syresh që ende shpresojnë se Reforma mund të pengohet apo të dështojë, sot morën edhe një përgjigje tjetër të fortë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëroi tetë prokurorët e SPAK. Punë të mbarë prokurorëve specialë në luftën kundër korrupsionit dhe çdo lloj forme KÇK???????”, shkruan Balla.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb