Në programin “Dola te Ola” i ftuari i parë ishte Taulant Balla, i cili rrugëtoi nëpër kujtime duke filluar që nga fëmijëria e tij.

Ai kujtoi se ka qenë një fëmijë, i cili që në moshë të vogël e donte punën dhe përpiqej të ndihmonte familjen. Taulanti ka qenë një nxënës me rezultate të larta në mësime dhe studimet i ka kryer në Rumani.

Ai rrëfeu në program se si një nxënës i mirë që ishte fitoi një bursë e cila mundësohej nga shteti shqiptar dhe rumun. Taulanti tregoi se ka qëndruar 5 vite në Rumani, vend nga i cili ka kujtime shumë të bukura, “Kam një raport të ngushtë me universitetin dhe me shumë pedagogë atje”.

Deputeti tha se kreu studimet për shkenca politike, me bindjen se do të kthehej në Shqipëri dhe do të merrej me politikë, sikurse ndodhi. Ndërkohë Taulanti zbuloi gjithashtu se që në gjimnaz ka qenë i angazhuar me Partinë Socialiste.

Taulant Balla tha se pas kthimit iu ofrua mundësia të fillonte të angazhohej në Partinë Socialiste, teksa theksoi se është mirënjohës ndaj Fatos Nanos, i cili e përzgjodhi dhe e bëri pjesë të stafit të tij.

Me tej deputeti foli në “Dola te Ola” për rrugëtimin dhe angazhimin e tij të gjatë dhe të suksesshëm në politikën shqiptare.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: