TIRANE

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në “News 24” shpjegoi se përse presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën e duhet të largohet nga detyra.

“Pavlefshmëria e aktit të presidentit është e qartë. Presidenti i Republikës ka shkelur ligjin. Për të gjitha këto argumente, KQZ ka vijuar punën. Hulumtimi për shkelje kushtetuese janë disa.

Të gjithë presidentët pararendës kanë qenë të kujdesshëm për të kërkuar ndryshime zgjedhore. Presidenti i Republikës në tetor 2018 kërkoi konsultimin me kryetarët e grupeve parlamentare në Kuvend. Unë kam qenë prezent, edhe zoti Luan Rama për konsultim me presidentin. Unë i kam propozuar datën 9 qershor dhe i kam thënë data 30 qershor është data e fundit që mund të lihet. Ne si PS i kemi propozuar datën 30 si datë finale të parashikuar nga ligjet.

Është antikushtetuese, vetëm nga detyrat që ka presidenti. Presidenti ka shkelur nenin 90. Neni 90 dhe gjithë kapitulli për të drejtat e presidentit parashikon qartë çfarë i lejohet të bëjë presidenti.”, tha Taulant Balla.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb