TIRANË

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit tha se duhet që ky institucion duhet të votojë një orë e më parë ndryshimet në kodin zgjedhor.

Mes tjerash ai tha se kjo është një nga çështjet, që në të gjitha vendet e tjera palët politike bien gjithmonë dakord për ta votuar në interes të vendit.

“Nuk e di se pse ende nuk kanë mbërritur drejtuesit e PD dhe LSI, sepse çështja për të cilën kemi depozituar këtë kërkesë është një çështje  për të cilën në çdo vend demokratik, palët bien gjithmonë dakord. Kodi zgjedhor është një prej çështjeve më të domosdoshme. Kuvendi duhet të miratojë një orë e më parë ndryshimet në këtë kod”, tha Balla.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb