Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se Shqipëria fatkeqësisht vazhdon të mbetet një vend  ku nuk garantohet vota e emigrantëve.

Balla shtoi se në zgjedhjet e 2021, PS do të bëjë gjithçka është e mundur që të garantohet vota e emigrantëve shqiptarë.

Në fillim të shtatorit, mblidhet parlamenti. Reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme dhe ne duam që ta përfundojmë këtë reformë shumë të rëndësishme. Ky sezon vjen me mision të ri. Më 2021 ne do të garanmtojmë votën për shqiptarët që jetojnë jashtë. Do të kemi parasysh edhe rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Kuvendi do të vijojë punën për reformën në drejtësi. Janë disa reforma, ajo zgjedhore, në drejtësi etj që ne duam t’i bëjmë. Unë shpresoj që edhe opozita të marrë pjesë për një reformë zgjedhore. Shpresoj që opozita të marrë përgjegjësinë që i takojnë”, tha Balla.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb