Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se në zgjedhjet e vitit 2021 do të shkohet me Kod të ri Zgjedhor,

Balla theksoi se Kodi i Ri Zgjedhor do të votohet deri në fund të këtij viti. Sipas Ballës, PD nuk ka firmosur për reformën zgjedhore, edhe pse i është thënë që ta bëjë këtë gjë, vetëm me kushtin që kjo reformë t’i përmbahet rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it.

Mirë do ishte që Shqipëria ta miratonte Reformën Zgjedhore në dhjetor 2018. Dokumenti që është dorëzuar fillimisht në Kuvend ka qenë i punuar me dy ekspertë të kontraktuar nga qeveria gjermane. PD ka gjitha mundësitë që të jetë pjesë e tryezës, sepse i është lënë një karrige bosh, të barabartë me të gjithë ne. Ama, një gjë duhet ditur se PD-së i kam thënë merre nënshkruaje Reformën Zgjedhore, mjafton të respektojë rekomandimet e OSBE ODIHR.

Reforma Zgjedhore ka si themel që partitë politike të mos kenë të drejtë fare të hyj në zgjedhje, të mos ketë komisionerë politikë. Tjetra që është e rëndësishme është transparenca e fushatave zgjedhore. E treta është edhe shpenzimet e parave në spote televizive. Zotëri, mua për rrugën europiane më mjaftojnë rekomandimet e OSBE ODIHR. PD as votën e emigrantëve nuk i ka pranuar. Në zgjedhjet e 2021 do të shkojmë me kod të ri. Thirre Lulzim Bashën këtu dhe pyeteni nëse do këtë reformë zgjedhore”, deklaroi Balla.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb