Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë Taulant Balla i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” i pyetur se përse vangjush Dako mban një pozicion në strukturat e PS, Balla u shpreh se me aq sa ai di, ndaj personit të Vangjush Dakos nuk ka një hetim as në Shqipëri dhe as në Amerikë. Balla theksoi se Partia Socialiste nuk mbron askënd nga drejtësia.

“Dua t’iu bëj me dije se Vangjush Dako në Shqipëri apo në SHBA nuk ka asnjë hetim në emër të tij. Po e përsëris se Zoti Dako nuk ka çështje penale në ngarkim as në Shqipëri dhe as në Amerikë. Kjo është përgjegjësi personale e çdokujt. Ne nuk mbrojmë askënd, vëmë drejtësinë të parën”, tha Balla.

Taulant Balla vlerësoi se për rastin e Valdrin Pjetrit kurrë nu i ka shkuar ndërmend se mbi emrin e tij do të kishte një dënim të atillë, duke shtuar se Pjetri më herët kishte punuar në administratën e Berishës.

“Në 61 kandidatë, kurrë nuk do më kishte shkuar ndërmend se Valdrin Pjetri të kishte atë problem. Pjetri ka punuar në institucione në kohën e Sali Berishës, që kishte marrë me certifikatën e NATO-s. Sa i takon Elbasanit, unë kam bërë të gjitha propozimet. Çdo kandidati i kemi marrë formularin e dekriminalizimit. Unë nuk e di sesi mund të bësh përgjegjës kryeministrin, kur ai ua lë në dorë përfaqësuesve të PS. Në të gjitha grupet parlamentare ka pasur raste. Dashamir Tahiri nga grupi parlamentar i PD u largua. Në rast se do i shkonim për bazë ligjit të dekriminalizimit, Lulzim Basha duhet që të thotë se po hetohet në SHBA”, deklaroi Balla.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb