BERLIN

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla do të qëndrojë për dy ditë rresht në Berlin, ku pritet të takohet  me përfaqësues  në Parlamentin  Gjerman ((Bundestag) dhe me përfaqësues të tjerë të Qeverisë Gjermane.

Gjithashtu Balla pritet të zhvillojë takime me një numër të madh deputetesh të koalicionit qeverisës CDU-CSU-SPD, por edhe me drejtues të grupeve parlamentare të partive të tjera dhe me raporteret për Shqipërinë të këtyre grupimeve.

Qëllimi i këtyre takimeve është biseda lidhur me rekomandimin pozitiv pa kushte të Komisionit Europian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Gjatë qëndrimit numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues në Ministrinë Federale të Drejtësisë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb