TIRANE

Ish-zëvendës ministri i Arsimit, Taulant Muka që denoncoi disa raste plagjiaturash dhe dha dorëheqjen nga posti pasi nuk pajtohej me modelin e punës në ministri, këtë herë është kapur me ministren e re të Arsimit, Besa Shahini, të cilën e ka kritikuar ashpër.

Duke iu referuar një interviste televizive të Shahinit, Muka thotë se ajo është një ministre pa identitet dhe pa asnjë mendim të sajin që vetëm reciton. Muka thotë se ajo nuk po bën asgjë për të përmirësuar situatën me arsimin. Muka e cilëson arsimin shqiptar, me shekuj larg nga nivelet akademike perëndimore dhe fajtore për këtë sipas tij është politika.

STATUSI I PLOTE
Degjova me kureshtje Ministren e re te Arsimit perballe Lutfi Dervishi! Nje ministre pa identitet, pa mendim te sajen! Nje ministre qe vetem reciton “paktin e universitetit”, por qe nuk di te jape nje argument! Znj Ministre ju nuk keni guxim te thoni:
-I shkarkuam anetaret e bordeve te administrimit sepse jane te korruptuar!
-Ata politikane qe kapen me plagjiature duhet te japin doreheqje siç behet kudo ne boten e zhvilluar perendimore!

Çfare modeli jeni ju per rinine Shqiptare, modeli qe mohon çdo pergjegjesi dhe qe nuk denon “hajdutet intelektual”?! Nje model i ngjashem si shefja juaj Nikolla & qe u ngrit gjithe rinia ne kembe kunder? Po si mund te gjenerojne universitetet Shqiptare para dhe te bejne kerkim shkencor me ato kapacitete “akademike” qe kane, dhe me bizneset shqiptare qe nuk e dine se çeshte inovacioni?!

Gjendja ne arsimin e larte ne Shqiperi eshte e mjerueshme, dhe ju znj Ministre nuk po ofroni zgjidhje! Perkundrazi, kush e njeh dhe e do arsimin e larte e kupton qe politika qe po ndiqni do e shkaterroj dhe me shume arsimin e larte! Ne jemi shekull larg nga nivelet akademike perendimore, dhe sa me shume kohe humbasim me reformat jo te duhura ne arsimin e larte, aq me shume e thellojme kete distance dhe shkaterrojme te ardhmen e te rinjve dhe Shqiperise!

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb