Zvicra do të sfidojë Serbinë në Stadion Dubočica (Leskovac), në ndeshjen e vlefshme për Nations League. Ish-lojtari i kombëtares kuqezi, Taulant Xhaka ka dhënë një intervistë për “Blick”, ku shprehet se i ka këshilluar vëllait të tij, Granit Xhakës, të mos luajë në këtë ndeshje që do mbahet në Serbi.
“E di shumë mirë se sa shumë presion dhe emocione duhet të përballosh në këtë ndeshje. I sugjerova Granitit të flasë me selektorin Murat Yakin dhe ndoshta të mos luajë në këtë ndeshje. Por ne të gjithë e njohim atë. Ai dëshiron të luajë secilën ndeshje për Zvicrën.
Nuk është e lehtë të mbash veten nën kontroll për 90 minuta kur gjërat bëhen emocionale sërish. Është e lehtë të thuhet, por në fund ka të bëjë me lojë futbolli dhe me fitore”, thotë Taulant Xhaka.
(J.S/BalkanWeb)