Taulant Xhaka është shumë pranë transferimit në kampionatin italian. Fiorentina është duke përshpejtuar gjërat për ti vendosur sa më shpejt në dispozicion trajnerit Sousa mesfushorin e shumëkërkuar prej tij. “La Gazzetta dello Sport” shkruan se: trajneri portugez sheh tek Xhaka njeriun ideal për të vënë në funksion atë që ai ka në mendje për Fiorentinën e sezonit të ri. Xhaka shpërtheu tek Bazel, pikërisht nën urdhrat e Sousa-s. Mesfushori shtatshkurtër, ka rritur ndjeshëm vlerat e tij, duke dhuruar paraqitje pozitive jo vetëm për fanellën e Bazelit por edhe me atë të përfaqësueses shqiptare. Xhaka shumë shpejt u kthye në një pikë referimi edhe në skemat e De Biasit. Taulant Xhaka do ishte një tjetër shqiptar që do i shtohej listës se legjionarëve që luajnë në Serinë A italiane.
(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb