Bazeli ka pritur në shptëpinë e saj Arsenalin për ndeshjen e fundit të grupeve të “Uefa Champions League”. Kështu Taulanti, lojtari i kombëtares sonë ka zhvilluar sfidën e tretë kundër vëllait të tij, Granitit, i cili luan tek gjigandët e Premier Ligës.

Si në dy takimet e para edhe në këtë, Taulanti ka dalë me kokën ulur pasi Bazeli ëshë mposhtur thellë 1-4 nga Arsenali. Takimi i parë mes dy vëllezërve ishte në kampionatin Europian në Francë, me Shqipëria që u mund 1-0 nga Zvicra. Edhe në takimin e parë në Champions Arsenali e kaloi lehtësisht Bazelin.

Ndonëse kjo mbrëmje nuk ka “buzëqeshur” për Taulantin, e kundërta ka ndodhur me Elsid Hysajn. Napoli duhet të priste takimin e fundit për të mësuar verdiktin e grupit, pasi një kombinim rezultatesh mund t’i nxirrte jashtë loje.

Gjithsesi humbja e Beshiktash nuk i ka shërbyer napolitanëve sepse ata bënë detyrën duke fituar ndaj Benfikës 1-2. Napoli fiton vendin e parë në grup dhe bëhet gati të presë kundërshtarin e rradhës që do t’i përcaktoi shorti.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb