Nga: ZONJA VJOLLCA
800 gr mish qingji
2 lgj gjalpë
2 lgj miell
3 kokrra vezë
1 litër kos
2 lgj oriz
300 ml lëng mishi
Kripë, piper i zi
1 majë luge piper i kuq

Lajmë mishin dhe nëse është mish qingji vetëm e pjekim pak në furrë, nëse eshtë mish dashi atëherë e ziejmë pak dhe më pas e vendosim në furrë për ta pjekur shumë pak. Vendosim gjalpin në një tenxhere dhe sapo ai të shkrijë shtojmë miellin dhe e kaurdisim për 2-3 minuta pa i dhënë ngjyrë. E shuajmë më pas miellin me lëngun e mishit duke e trazuar vazhdimisht që të mos bëhet me kokrra. Shtojmë kosin dhe e trazojmë atë ngadalë në temperaturë mesatare. Shtojmë më pas vezët, i trazojmë ngadalë me telin e vezëve, e rregullojmë me kripë dhe piper të zi dhe sapo të flluskojë pak kosi e largojmë nga zjarri.
Shtojmë në tavën e mishit 2 lugë oriz dhe më pas shtojmë përgatitjen me kos. Në sipërfaqe vendosim disa thërrime të vogla gjalpë dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20-25 minuta. Sipas dëshirës në 10 minutëshin e fundit mund ti shtojmë tavës dhe pak piper të kuq sipër.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb