NGA ZONJA VJOLLCA

500 gr mish qingji

4 gota kos

250 ml lëng mishi

20 gr oriz

2 lugë gjelle gjalpë

2 lugë gjelle miell

2 kokrra vezë

Kripë

Piper i kuq

Fillimisht ziejmë mishin e qingjit dhe e vendosim në furrë të piqet. Ndërkohë vendosim tenxheren në zjarr me 2 lugë gjelle gjalpë dhe dy lugë gjelle miell. E trazojmë miellin për 2 minuta duke shtuar lëngun e mishit të ftohtë. E trazojmë vazhdimisht derisa të bëhet një masë kremoze, shtojmë kosin e vendosim përsëri në zjarr duke shtuar dhe vezët dhe duke e trazuar vazhdimisht derisa kosi të nxehet e të flluskojë pak, më pas e largojmë nga zjarri. Në tavën e mishit shtojmë orizin gjysëm të zier dhe mishin e mbulojmë me kosin, vendosim sipër disa copëza gjalpi dhe e pudrosim shumë pak me piper të kuq. E vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë për 20-25 minuta.

 

(m.k/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: