Nga: ZONJA KATERINA


1 kg kunguj, 1 filxhan çaji oriz, 2 filxhanë qumësht , 1 filxhan ujë, 2-3 kokrra vezë, 1 qepë të thatë, 2-3 qepë të njoma, 2 lgj vaj ulliri, 2 lgj gjalpë, Kripë, piper, Koper, majdanoz



Kaurdisim me vaj dhe gjalpë qepën e thatë për 2-3 minuta, më pas shtojmë qepët e njoma dhe vazhdojmë kaurdisjen për 2 minuta të tjera. Gjatë kaurdisjes shtojmë dhe erëzat dhe më pas i vendosim qepët e kaurdisura në një tavë ku kemi vendosur kungujt të prerë në feta rrumbullake. Shtojmë më pas dhe orizin. Rrahim vezët, shtojmë qumështin e ngrohtë dhe 1 gotë ujë duke e trazuar pa ndërprerje dhe më pas kremin me vezë dhe qumësht e shtojme në tavë. E vendosim gatimin në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)