Nga: ZONJA KATERINA


1 kg kunguj, 3-4 vezë, 1 lgj gjalpë, 1 gotë kos ose ½ qumësht, 100 gr djathë të verdhë, Kripë, piper, majdanoz


Presim kungujt në feta dhe i rrjeshtojmë në një tavë të lyer me gjalpë.


Përziejmë vezët me kosin dhe erëzat dhe i shtojmë në tavën ku kemi vendosur kungujt. I spërkasim në fund me djathë të grirë në rende dhe pak gjalpë dhe i vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-35 minuta.
(Vila24/BalkanWeb)