Nga zonja Katerina
Përbërësit
300 gr makarona, 2-3 kunguj, 2-3 kokrra qepë, 1 thelpi hudhër, 200 gr bizele kokërr, 150 gr djathë të verdhë, 150 gr djathë të bardhë
2-3 kokrra vezë, 2 filxhanë qumësht ose 1 ½ pana, Kripë, piper, arrë moskat.
Përgatitja
Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë aldente.
Ndërkohë kaurdisim me 1 lugë gjalpë dhe 1 lugë vaj ulliri qepën dhe hudhrën derisa të zbuten plotësisht. Lyejmë një tavë me pak gjalpë dhe vendosim makaronat e zjera, qepët e kaurdisura, bizelet dhe kungujt të prerë në feta rrumbullake. I trazojmë mirë dhe më pas shtojmë vezët e trazuara me qumështin dhe dy llojet e djathit. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe arrë moskat dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 25-30 minuta.