Nga: ZONJA KATERINA
4 racione mish pule
2 kokrra domate
1 kokërr qepë
2 karrota
1 koncentrat pule
Dafinë, rozmarinë
Kripë, piper i zi
300 gr makarona
3 lgj vaj ulliri
1 lgj gjalpë
100 gr djathë të verdhë

Vendosim në një tenxhere vajin e ullirit dhe gjalpin dhe kaurdisim mishin e pulës derisa të ndryshojë ngjyrë. Më pas vendosim qepën ashtu siç është të pa prerë, karrotën të qëruar, dafinën, rozmarinën dhe domatet të pa prera. Shtojmë dhe buljonin e përgatitur me një bustinë koncentrat dhe 1 litër e gjysëm ujë dhe e lemë mishin të ziejë për 15 minuta.

Ndërkohë vendosim në një tavë makaronat ashtu siç janë pa yndyrë në furrë të parangrohur dhe i lemë për rreth 5-6 minuta. Pasi mishi të jetë zjerë e vendosim mbi makaronat. Kullojmë buljonin që kemi përftuar nga zierja e mishit dhe perimeve dhe e shtojmë në tavë (duke lënë ½ gotë mënjëanë). E vendosim tavën me makarona dhe mish pule në furrë për 20 minuta.

Ndërkohë në një blender vendosim ½ e qepës, 1 karrotë, 1 domate dhe ½ gotë nga lëngu i buljonit. Realizojmë një salcë të cilën kur tava të jetë mpiksur e shtojmë në të gjithë sipërfaqen duke e spërkatur dhe me pak djathë pice. E rivendosim në furrë dhe për 5-6 minuta të tjera.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: