Nga Zonja Katerina
Përbërësit

600 gr mish pule, 400 gr makarona në formë elbi, 1 qepë të thatë, 2 thelpinj hudhër, ½ gotë verë, 1 karrotë, 2 domate, 1 gotë pure domate, 2-3 kokrra bahar, 1 gjethe dafine, 3-4 lgj vaj ulliri, Kripë, piper.

Përgatitja

Marinojmë racionet e pulës me kripë dhe piper dhe i vendosim të kaurdisen nga të gjitha anët në një tenxhere me pak vaj ulliri. Më pas shtojmë qepën, hudhrat të grira imët dhe një karrotë të prerë në kubikë të vegjël. Vazhdojmë kaurdisjen për disa minuta, më pas shtojmë purenë e domates. E shuajmë gatimin me pak verë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë domatet e freskëta, gjthen e dafinës, kokrrat e baharit dhe rreth 2 litra ujë. Vendosim kapakun dhe e lemë gatimin të ziejë në temperaturë mesatare.

Ndërkohë në një tigan hedhim pak vaj ulliri dhe kaurdisim makaronat derisa të ndryshojnë pak ngjyrë. I vendosim më pas makaronat në një tavë të thellë. I spërkasim makaronat me pak kripë dhe piper, shtojmë racionet e pulës së bashku me lëngun me salcë dhe e vendosim të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 35 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb