Nga zonja Katerina
Përbërësit

300 gr makarona, 500 gr spinaq, 300 gr gjizë, 200 gr djath, 2-3 luge vaj ulliri, 1 kokërr qepë, 1 thelpi hudhër, 2 gota pure domate
½ lugë sheqer, Kripë, piper.

Përgatitja

Ziejmë fillimisht makaronat në mënyrë aldente. I spërkasim pak me vaj ulliri. Në një tigan shtojmë vaj ulliri, e më pas qepën dhe hudhrën. Shtojmë pure domate dhe sheqrin duke e rregulluar me kripë dhe piper. E lemë të ziejë për pak minuta duke shtuar edhe pak ujë. Në ujin e makaronave shtojmë spinaqin dhe I japim një valë 2 minutëshe. Më pas e vendosim në ujë të ftohtë. E grijme imët dhe e bashkojmë me gjizën dhe djathin. Me një lugë kafeje mbushim makaronat dhe I bashkojmë dy e nga dy. Salcën e kuqe e shtojme tek tava dhe sipër saj makaronat e mbushura. Ngrohim furrën dhe e vendosim tavën të piqet në temperaturën 180 gradë për rreth 20 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb