Nga: ZONJA KATERINA

400 gr mish viçi
1 kokërr qepë
1 thelpi hudhër
2 lgj vaj ulliri
½ gotë verë
2 kokrra domate
1lk salcë domate
Kripë, piper, dafine
4 kokrra patate
100 gr djathë
1 lgj gjalpë
1 kungull
2 speca

Në një tenxhere vendosim vajin të ngrohet, më pas vendosim mishin të prerë në kubikë mesatare dhe e lemë të kaurdiset derisa të fillojë të zbardhet. Më pas shtojmë qepën të grirë shumë hollë dhe e kaurdisim së bashku me mishin. Presim imët një thelpi hudhër dhe e shtojmë tek qepa. Pasi mishi me qepën të jenë kaurdisur mirë e shuajmë me pak verë të bardhë ose verë të kuqe. Sapo të avullojë alkooli shtojmë dometet të grira në rende së bashku me një lugë kafeje salcë domate. E rregullojmë me kripë, pak sheqer dhe piper të zi. Vendosim dhe një gjethe dafine dhe e lemë gatimin të ziejë. Ndërkohë patatet i kemi vendosur të ziejnë dhe më pas i shtypim si pure duke shtuar dhe një lugë gjalpë. Marrim brumë nga pureja e patates dhe realizojmë qofte të mëdha duke vendosur në qendër djathë të verdhë të grirë në rende. I vendosim qoftet me patate dhe djathë në një tavë ku shtojmë dhe perimet të prera në feta. Në fund shtojmë në tavë mishin e gatuar me salcë. E vendosim tavën në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për rreth 30 minuta.
(er.cu/Vila 24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb