Nga: ZONJA VJOLLCA*

600 gr mish keci
4 tufa qepë
1 lugë gjelle salcë domate
15 gr oriz
10-12 kokrra kumbulla jeshile
1 tufë koper
4 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i zi

Fillimisht kaurdisim mishin me pak vaj ulliri, më pas shtojmë qepët e njoma vetëm pjesën e bardhë dhe pak jeshile. Sapo qepa të fillojë të zbutet shtojmë salcën e domates, kripën dhe piperin e zi. I kaurdisim në zjarr të ulët dhe kur qepa të jetë zbutur plotësisht shtojmë pak ujë dhe e lëmë derisa gatimi të kalojë në vlim. Më pas mishin e kaurdisur me qepë e vendosim në një tavë dheu duke shtuar pak oriz, koper dhe kumbullat jeshile. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius derisa mishi të piqet plotësisht.

(ma.ar/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb