Tavë me mish pule, perime dhe oriz në tigan
Recete nga znj Katerina
Përbërësit
🍗 Pula
– 2 fileto dhe 2 kofshe pule
– I vendos në tigan për t’i skuqur pak në vaj.
🧅 Qepa dhe hudhra
– 1 qepë e grirë imët
– 2 thelpinj hudhra të grira
– Shto qepën dhe hudhrën te pula, lër të skuqen deri sa të zbuten.
🥕 Perimet
– 2 karota të prera në rrathë
– 1 filxhan bizele
– Shto karotat dhe bizelet në tigan dhe përziej mirë.
🍚 Orizi
– 1.5 filxhanë oriz
– Përzieje me përbërësit në tigan për disa minuta.
🥣 Lëngu dhe erëzat
– 3 filxhanë lëng mishi ose perimesh
– 1 lugë turmerik
– Kripë, piper, dafinë, rozmarinë sipas shijes
– Hidh lëngun dhe erëzat mbi përbërësit, mbuloje tiganin dhe lëre të zihet deri sa orizi të jetë i gatuar dhe lëngu të thithet.