Nga: ZONJA KATERINA
1 kg mish qingji, 2.5 filxhanë oriz, 2 qepë të thata, 2-3 lgj vaj ulliri, Kripë, piper
Ndezim furrën në temperaturën 200 gradë Celsius dhe vendosim mishin e qingjit të cilin e kemi rregulluar me kripë dhe piper. E lemë mishin për 30 minuta në furrë në temperaturën 200 gradë dhe më pas për 20 minuta të tjera në temperaturë të ulur në 80 gradë (koha e pjekjes së mishit gjithnjë varet dhe nga madhësia e tij). Grijmë qepën hollë dhe e kaurdisim mirë derisa të zbutet dhe të lëshojë aromë. Hedhim më pas orizin dhe vazhdojmë kaurdisjen.
Heqim mishin e pjekur nga furra dhe vendosim racionet në një pjatancë duke i mbuluar me letër kuzhine ose me kapak që mishi të qëndrojë i butë. Hedhim orizin e kaurdisur tek tava dhe ujë të vluar në raport 1-2 me orizin. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celisus për 25-30 minuta dhe më pas e servirim orizin së bashku me mishin e qingjit.
(er.cu/BalkanWeb)