Nga: ZONJA KATERINA

800 gr – 1 kg ngjala
2 filxhanë çaji oriz
1 kokërr qepë
2-3 kokrra domate
½ lgj salcë domate
Kripë, piper, majdanoz
1 lgj lëng gogozharesh

Fillimisht presim ngjalat në racione.

Në një tigan ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën të grirë hollë. Sapo qepa të fillojë të zbutet shtojmë domatet të grira në rende, i kaurdisim për 2-3 minuta duke shtuar më pas pak salcë domate, kripë dhe piper të zi. E lemë salcën të lidhet për 5 minuta dhe në fund shtojmë majdanozin. Në një tavë vendosim orizin e larë. Shtojmë mbi oriz salcën e përgatitur si dhe vendosim racionet e ngjalës. I hedhim ujë të nxehtë dhe i vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-35 minuta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb