Nga: ZONJA KATERINA

2 gota oriz, 3 gota qumësht, 1 gotë ujë, 1 qepë të thatë, 2-3 qepë të njoma, 2 tufëza koper, 1 tufë majdanoz, 3-4 kokrra vezë
1 lgj gjalpë, 2-3 lgj vaj ulliri, Kripë, piper i zi

Kaurdisim qepën e thatë dhe sapo qepa të bëhet transparente shtojmë qepët e njoma duke i spërkatur me kripë dhe piper dhe i lemë të kaurdisen mirë derisa të zbuten. Më pas shtojmë erëzat dhe e largojmë tiganin nga zjarri.

Në një tavë vendosim orizin e larë mirë dhe më pas hedhim masën e përgatitur me qepë dhe erëza. Ndërkohë kemi vendosur qumështin se bashku me ujin në zjarr dhe sapo të marrë valë shtojmë gjysmën e sasisë në tavën ku kemi vendosur orizin me erëza. E vendosim tavën në furrë për 10 minuta më pas e nxjerrim dhe shtojmë pjesën tjetër të qumështit së bashku me vezët. E rivendosim tavën në furrë dhe e lemë të piqet dhe për 25-30 minuta të tjera.
(er.cu/vila 24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb