Nga: ZONJA KATERINA

800 gr mëlçi qingji
1 ½ filxhan oriz
1-2 qepë të thata
2-3 qepë të njoma
1 tufë koper
1 tufë nenexhik
1 tufë majdanoz
Kripë, piper

Vlojmë 3 gota ujë, shtojmë pak kripe dhe përvëlojmë mëlçitë për 5 minuta. I heqim më pas dhe i presim në kubikë mesatare. Kaurdisim qepën mirë, shtojmë më pas mëlçitë e prera dhe vazhdojmë kaurdisjen për 5 minuta. Më pas shtojmë qepën e njomë, e lemë të ulë vëllimin për 1-2 minuta, shtojmë orizin, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e kalojmë masën e përgatitur në një tavë. Hedhim ujin ku përvëluam mëlçitë dhe e vendosim tavën në furre të piqet. Në 5 minutëshin e fundit shtojmë dhe erëzat e freskëta.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb