Nga: ZONJA KATERINA

2 filxhanë çaji oriz
2-3 kokrra patate
1 qepë të thatë
2-3 qepë të njoma
1 tufëz koper
1 tufëz majdanoz
3 filxhanë qumësht
1 filxhan ujë
2-3 kokrra vezë
3-4 lgj vaj ulliri
1 lgj gjalpë
Kripë, piper

Pasi t’i kemi larë mirë, qërojmë patatet dhe i presim në feta të rrumbullakta hollë. Grijmë më pas qepën e thatë në rende, ndërsa qepën e njomë e presim imët. Në një tigan hedhim pak vaj ulliri dhe sapo vaji të ngrohet kaurdisim fillimisht qepën e thatë, më pas shtojmë qepët e njoma dhe erëzat. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Ndërkohë kemi vendosur në zjarr qumështin së bashku me ujin të ngrohen. Hedhim në një tavë orizin e larë, patatet dhe qepën me erëzat e kaurdisura. I trazojmë përbërësit në tavë dhe në fund shtojmë qumështin e ngrohtë së bashku me vezët të rrahura me pak qumësht. I bëjmë përsëri një trazim të lehtë përbërësve dhe e vendosim tavën me patate dhe oriz në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 35-40 minuta.
(Vila 24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb