Nga: ZONJA KATERINA
800 gr mish qingji, 1 kg qepë të njoma, 1 lugë supe oriz, 3-4 lgj vaj ulliri, 4-5 kumbulla të egra, Kripë, piper, koper
Kaurdisim me 1-2 lugë vaj ulliri lehtë mishin e qingjit. E spërkasim më pas me kripë dhe piper, shtojmë ujë të ngrohtë duke e mbuluar mirë mishin dhe e lemë të ziejë në temperaturë të ulët.
Ndërkohë pastrojmë qepët mirë dhe i presim imët. I vendosim më pas në një tenxhere të thellë dhe i kaurdisim derisa të zbuten dhe të ulin vëllimin. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe më pas shtojmë koperën, kumbullat dhe orizin. I vendosim qepët e njoma së bashku me kumbullat dhe mishin e qingjit në një tavë dheu. Shtojmë sipër dhe lëngun e mishit dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 25-30 minuta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)