Nga: AHMET DURSUN*
TAVE MESDHETARE

200 gr patëllxhanë
200 gr domate qershi
100 gr qepë të njoma
1 tufë spinaq
50 gr lakër e kuqe
100 gr djathë kaçkavall
5 thelpinj hudhër
1 kokërr vezë
Koper
Majdanoz
Nenexhik
Kripë
Piper i zi

Në një tigan me vaj ulliri vendosim 5 thelpinj hudhër. Sapo vaji të ngohet pak vendosim patëllxhanët të prerë në shirita të skuqen nga të dy anët dhe më pas i vendosim në një tavë. Shtojmë në tavë bishtat e qepëve të njoma, më pas gjethet e spinaqit, lakrën e kuqe të grirë hollë dhe domatet qershi. Shtojmë në tavë një gjysëm gote ujë dhe më pas e pudrosim me djathë kaçkavall të grirë imët dhe piper të zi. E mbulojmë tavën me letër alumini dhe e vendosim në furrë për 5 minuta në temperaturë 200 gradë Celsius. E nxjerrim tavën nga furra dhe në qendër vendosim një kokërr vezë. E vendosim përsëri tavën në furre duke e lënë për 1 minutë dhe në fund e pudrosim me koper, majdanoz dhe nenexhik.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb