Nga: ZONJA KATERINA
4 racione peshk
600 gr patate
1 tufë qepë të njoma
1-2 hudhra të njoma
1 tufë majdanoz
1 kokërr domate
1 koncentrat pule Gallina Blanca
4-5 lgj vaj ulliri Olitalia
Kripë, piper i zi, piper i kuq
Pak miell Teuta për pudrosjen e peshkut
Në një tas trazojmë pak miell me kripë dhe piper të zi, pudrosim peshkun dhe më pas e kalojmë në një tigan të skuqet lehtë nga të gjitha anët. Ndërkohë në një tigan tjetër me vaj ulliri kaurdisim qepët e njoma dhe hudhrat e njoma të prera në unaza të holla. I kaurdisim lehtë, dhe sapo të ulin volumin shtojmë patatet të prera në feta rrumbullake dhe një kokërr domate të prerë në kubikë të vegjël. Shtojmë kripë dhe piper të zi dhe i trazojmë mirë të gjithë përbërësit duke i kaurdisur lehtë.
Më pas vendosim copat e peshkut mbi gatimin me qepë të njoma dhe patate dhe në fund shtojmë buljonin e pulës sa masa e patateve, jo të mbulohen. E pudrosim me piper të kuq dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 30-35 minuta.
(er.cu/Vila24/BalkanWeb)