Nga: ZONJA KATERINA

1 kg peshk (qefull), 1.2 kg qepë të thata, 1 lgj salcë domate, 1 lç piper të kuq speci, 2 lgj uthull, 2-3 gjethe dafine, 4 lgj vaj ulliri Kripë, piper i zi, 2-3 patate

Lajmë peshkun, e presim në racione dhe e pudrosim me kripë. Në një tigan hedhim vajin e ullirit dhe sapo të ngrohet vendosim racionet e peshkut duke i lenë të krijojnë një kore sipërfaqësore nga të dyja anët. Më pas e largojmë peshkun nga tigani. Në po atë yndyrë hedhim qepët e grira në gjysmë rrathë dhe i kaurdisim mirë derisa të zbuten e të marrin ngjyrë ari.

Më pas shtojmë salcën e domates të holluar me pak ujë, shtojmë uthullën, kripën, piperin e zi, piperin e kuq dhe gjethet e dafinës.
Masën e përgatitur e hedhim në një tavë, vendosim dhe racionet e peshkut dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-35 minuta.
Shënim: Sipas dëshirës në një cep të tavës mund të vendosim dhe 2-3 patate të prera në kubikë të mëdhenj.
(er.cu/vila 24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: