NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

3-4 kokrra patate
2 gota oriz
3 gota qumësht
1 gotë ujë
3-4 kokrra vezë
2 lgj gjalpë
2 lgj vaj ulliri
1 qepë të thatë
2 qepë të njoma
1 tufë majdanoz
2 tufa koper
Kripë, piper i zi
Përgatitja
Kaurdisim në një tigan me gjalpë dhe vaj ulliri qepën e thatë dhe qepën e njomë të grirë imët. Shtojmë pak kripë dhe piper dhe pasi qepët të zbuten mirë shtojmë majdanozin dhe koperën e grirë hollë.

Qërojmë patatet dhe i presim në feta të holla rrumbullake. I vendosim patatet në një tavë ku shtojmë orizin dhe qepët e gatuara. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit e vendosur në tavë duke rregulluar shijen me kripë dhe piper.

Vendosim qumështin në zjarr të ngrohet së bashku me një gotë ujë dhe e lemë derisa qumështi të kalojë në vlim. Rrahim ndërkohë vezët duke shtuar dhe pak qumësht të nxehtë gradualisht. E shtojmë qumështin në tave dhe në fund hedhim vezët e rrahura.

E vendosim tavën në furrë të nxehtë në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 35-40 minuta.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb