Nga zonja Katerina
Përbërësit

1 pulë, 3 filxhanë oriz, 1 qepë e thatë, 2-3 domate të pjekura, 2-3 lgj vaj ulliri, 7 filxhanë ujë / lëng mishi, Kripë, piper.


Përgatitja

Pulën e prerë në racione e kaurdisim nga të dyja anët me 1-2 lugë vaj, më pas shtojmë ujin dhe e lemë pulën të ziejë mirë, por jo plotësisht (3/4).


Kaurdisim qepën sa të zbutet, më pas shtojmë domatet të prera në kubikë të vegjël dhe vazhdojmë kaurdisjen për 3-4 minuta të tjera. Shtojmë dhe orizin duke e trazuar për 2-3 minutë me përbërësit e tjerë.


Vendosim në një tavë racionet e pulës së bashku me qepët e kaurdisura me domatet dhe orizin dhe ne fund hedhim buljonin e zierjes së pulës. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Etiketa: