Vangjel Tavo u betua sot si kryetar i ri i Bashkisë së Himarës. Në fjalën e tij për gazetarin e News24, Enrik Mehmeti, ai u shpreh se projekti i tij i parë si kryebashkiak do të nisë në Borsh, ku do të fillojë ndërtimi i dy rrugëve dytësore.
Tavo tha gjithashtu se do t’i hapet rrugë edhe ndërtimit të Lungomares, një projekt ky i kërkuar prej një kohe të gjatë nga banorët e kësaj zone bregdetare mjaft të frekuentuar gjatë sezonit të verës.
“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë këtë vit nis ndërtimi i 2 rrugëve që i hap rrugën Lungomares 6.8 kilometra. Një nga investimet e para dhe do të thoja shumë i madh për Borshin dhe Borshi e meriton pa dyshim. Për Bashkinë e Himarës është taksambledhësi kryesor”, u shpreh ai.
Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës në 4 gusht, përballë rivalit të opozitës Petro Gjikuria, me rreth 1500 vota më shumë.
(BalkanWeb)