TIRANE

Siç kishte lajmëruar dhe më herët Elvana Gjata nxjerr hitin e saj të ri. Pas koncertit madhështor në Prishtinë ditën e Pavarësisë, Elvana ka sjellë një këngë të re. “Tavolina e mërzisë” është hiti që u publikua vetëm dy orë më parë në youtube dhe pritet që të ketë një sukses të madh.

Me tekst të Aida Barakut dhe me muzikë të Armend Rexhepagiqit, kënga mund të jetë edhe një rrëfim nga këngëtarja për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në jetën e saj. Elvana Gjata në këtë klip shihet më e thjeshtë se asnjëherë më parë, e veshur me xhinse dhe me një grim të lehtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb