MAT- Tre të vrarë dhe një i plagosur është  bilanci i ngjarjes në fshatin Shëlli të Matit. Mentor Hoxha, Erzen Alija dhe Hamit Buçi, punonjës të Bashkisë Mat kanë humbur jetën pasi u qëlluan me automatik nga 51-vjeçari Kujtim Koxha. I plagosur mbeti edhe Astrit Hani.

Punonjësit e bashkisë së Matit kishin shkuar për të hapur një rrugë në fshatin Shelli. Ata po drekonin kur u qëlluan me armë zjarri nga autori i dyshuar Kujtim Koxha, i cili është arrestuar dy orë pas vrasjes së trefishtë.

Për ngjarjen pati informacione kontradiktore dhe jo të sakta për shkak të largësisë së zonës dhe të dhënave të ndryshme nga spitali dhe policia. Në vend mbeti i vrarë Mentor Hoxha, ndërsa ndërruan jetë në Spitalin e Traumës për shkak të plagëve Erzen Alija dhe Hmit Buçi.

Vrasja Ne Mat 2
Vrasja Ne Mat 2

“BalkanWeb” ka siguruar pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja, në lokalin ku po drekonin viktimat dhe personi i plagosur. Në tavolinë pjatat janë ende të pambaruara, ndërsa poshtë saj një pellg gjaku. Po kështu dhe tek pjesa e banakut, ku me sa duket është mbështetur një prej viktimave duket gjurma e gjakut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb