Thuhet se ajo është në hapat e para të një marrëdhënie me Dj Calvin Harris pas një periudhe të qënit vetëm, por në një intervistë të dhënë për revistën “Glamour UK”, Taylor Swift ka treguar se nuk dëshiron të ketë një lidhje të re për shkak të reagimit të medias ndaj romancave të saj.

Marrëdhëniet e dashurisë së këngëtares “Shake It Off” kanë qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të meshkujve të famshëm që ajo ka pasur në jetën e saj, si Harry Styles, John Mayer dhe Joe Jonas.

Ajo ka thënë për revistën “Glamour”: “Nuk është e lehtë për mua të përfshihem në një romancë. Jam vërtetë shumë e zënë, kështu që nuk mundem. Dhe një gjë e mirë është se ndihem e pavarur dhe mendoj që miqtë janë ata për të cilët kam nevojë”.

Taylor ka shtuar se është ndjerë e “turpëruar” për historitë e saj të dashurisë që janë bërë objekt tallës.

“Nuk besoj se është ndonjë çudi e madhe, nëse ke dy të dashur brenda një viti, kështu që s’kanë pse njerëzit të tallen më këtë gjë gjatë ceremonive të shpërndarjes së çmimeve. Është një poshtërim publik dhe nuk mendoj se është e drejtë”, tha këngëtarja.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: