Kënga “Si ai” shënoi rikthimin e fuqishëm të Taynës pas një pushimi të gjatë, një skandali që u përkthye në sukses duke e çuar këngëtaren në nivele ndërkombëtare. Në emisionin “Canape”, ajo është pyetur gjatë rreth këtij projekti, por edhe për të ardhurat që ka marrë prej tij.

Ajo tha se “ka fituar shumë e po fiton ende”, por jemi më kureshtarë për shifrat konkrete. Për të ajo ka qenë kënga më fitimprurëse dhe është përfolur për shifra 1 milion euro. Tayna nuk u përgjigj drejtpërdrejt, por u shpreh:

Në Spotify jam artistja më e dëgjuar dhe është muaji i gjashtë ndoshta që jam akoma (në krye të renditjes). Më së shumti kam pasur 3 milionë e sa (dëgjues) në muaj dhe për momentin kam 2.6 milionë.

Duke refuzuar sërish të zbulonte numrat, Tayna tha se “nuk dëshiron të fokusohet aty” pasi do ta pengonte për të bërë muzikë të mirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: